Kosova kthehet në binar vetëm nëse Vetëvendosje merr drejtimin e saj

Mos i humb

Pas zhvillimeve të fundit në vend, sipas deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, vendi mund të dal nga kriza vetëm kur vendi të udhëhiqet nga një subjekt politik siç është Lëvizja Vetëvendosje.

“Konsideroj që ndryshimet në Republikën e Kosovës dhe vendi do të kthehet për së mbari vetëm kur vendi drejtohet nga një subjekt siç është Lëvizja Vetëvendosje”, tha Haxhiu.

Haxhiu theksoi se një opozitë e fuqishme karshi një qeverie të dëmshme do të kishte sukses në ndalimin e skandaleve që po i bëhen vendit.

“Në momentin që është krijuar qeverisja Haradinaj, duke pasur parasysh rrethanat në vend, kemi menduar se një opozitë e fuqishme do të ishte e vlefshme për të ndaluar dëmet që mundet me i sjell Qeveria Haradinaj. Gjatë kësaj kohe, përbrenda Kuvendit të Kosovës, kemi pasur një koordinim të mirë e të vlefshëm, sepse vetëm një opozitë e fuqishme karshi një qeverie të dëshmshme, do të mund që të kishte sukses në ndalimin e skandaleve dhe të këqijave që po ia përgatisin vendit”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja Haxhiu nuk ka dhënë asnjë përgjigje konkrete nëse do të hyjnë në koalicion parazgjedhor me LDK-në, mirëpo siç tha ajo beson se ky koalicion i mundshëm mund të bëhet vetëm kur të rrëzohet Qeveria Haradinaj.

“Ka pasur shumë deklarata nëqofse mund të bëhemi bashkë me LDK-në, qoftë sa i përket bashkimit opozitar nuk mund të ketë ndonjë shqetësim përveç dashakqinjëve, për shkak se në vazhdimësi është dëshmuar se kur ka më shumë zë opozitar është më i vlefshëm. Por sa i përket koalicionit të mundshëm parazgjedhor, ne nuk mundemi të flasim tani për sa kohë ende nuk është rrëzuar qeveria Haradinaj. E për këtë vendosin organet e Lëvizjes Vetëvendosje se a do të hynë si subjekt i vetëm apo do të hynë si një koalicion parazgjedhor”, u shpreh Haxhiu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit