
Kosova duket të jetë qendër interesi për shumë shtete, derisa kohëve të fundit çdo javë kanë vizituar zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme, ndër to edhe nga SHBA, Gjermania, ndërkohë që sot Kosovën e viziton edhe Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Kosova Post.
Pra, sot në Kosovë do të qëndrojë në vizitë zyrtare ministri i mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, i cili do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Sipas njoftimit qeveritar, takim i kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj me ministrin turk të mbrojtjes Akar do të zhvillohet sot në ora 15:00.


