Kosova pezullon linjat ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Zvicra, Franca dhe Italia

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka marrë  vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia.

“Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë”, shkruan ai në Facebook.

Ky vendim erdhi pas atij të djeshmit të marrë nga Qeveria dhe me rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit