Kosovë: Aktivisti Gjinovci shoqërohet në Polici

Mos i humb

Aktivisti Rron Gjinovci ka njoftuar se sot është shoqëruar në Polici.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsye për këtë shoqërim është ekspozimi, sipas tij, i plagjiaturave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj.

“Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Ramë Likaj.

Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur ministër i Brendshëm është Agim Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti.

P.S. Jam mirë, i shoqëruar nga avokatja Rina Kika”, ka shkruar ai.

Deri më tani nuk kemi arritur të marrim deklaratë nga Policia për këtë që ka shkruar Gjinovci.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit