Kosovë : Asnjë person nuk duhet të jetë pa maskë ata që nuk e vendosin maskën do gjobite nga 500 e deri në 1mijë euro

Mos i humb

Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal i Prishtinës kanë dalë në terren.

Që nga dita e sotme të gjitha ata që nuk vendosin maskë do të mund të gjobiten nga 500 deri në 1 mijë euro.

Për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës, të dielën ka marrë vendim që zbatimi i masave të jetë më rigoroz dhe në këtë mënyrë ka kërkuar nga policia dhe inspektoratet gjegjëse që të mos tolerojnë asnjë qytetar apo asnjë individ që shkel masat mbrojtëse.

E si duket policia dhe inspektorati i Prishtinës iu kanë përgjigjur kësaj thirrje të ekzekutivit dhe që nga dita e sotme janë duke ndaluar qytetarë nëpër rrugët e kryeqytetit të cilët nuk i kanë të vendosura maskat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit