Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.

Në total numri i rasteve aktive është 4.800.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.