Kosovë, MD dhe BIK marrëveshje bashkëpunimi për ri-integrimin e të burgosurve

Mos i humb

 

 

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetari i Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e rehabilitimit dhe ri-integrimit të personave të burgosur.

Në një komunikatë me shkrim nga Ministria e Drejtësisë thuhet se me këtë rast ministri Tahiri ka shprehur bindjen se “organizimi i ligjëratave fetare për të burgosurit do të rrit vetëdijen lidhur me rreziqet e radikalizmit fetar”.

“Përmes ofrimit dhe organizimit të ligjëratave fetare për të burgosurit në institucionet korrektuese, besojmë shumë se do të rritet vetëdija si në mesin e personave të privuar nga liria që mbahen në institucionet korrektuese, ashtu edhe në institucionet e përfshira në zbatimin e këtij Memorandumi”, thekson Tahiri.

Ai po ashtu ka vënë në dukje se idetë e radikalizmit kanë përfshirë gjithë botën dhe se Kosova nuk ka mbetur imune nga kjo dukuri. Megjithatë, sipas tij, numri i pjesëmarrësve në konfliktet e huaja ka rënë dukshëm.

“Fatmirësisht ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e konflikteve të huaja, kjo falë edhe angazhimit institucional për të ndërmarrë masa konkrete në parandalimin e këtij fenomeni. Megjithatë, edhe ata që janë kthyer edhe ata që janë aktualisht në vuajtje të dënimit në esencë janë qytetarë të Kosovës dhe meritojnë kujdesin tonë”, ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) angazhohet në sigurimin e ligjëratave fetare nga Lista e imamëve të BIK-ut të verifikuar, ndërsa Ministria e Drejtësisë siguron hapësirat për mbajtjen e ligjëratave si dhe bën ofrimin e sigurisë për zyrtarët fetarë gjatë vizitave të tyre në institucionet korrektuese.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit