Kosovë, përfundon “Akademia Unë dhe Bota e Re” e mbështetur nga YTB

Mos i humb

Në qytetin e Prizrenit është organizuar ceremonia mbyllëse dhe e shpërndarjes së certifikatave të projektit “Unë dhe Bota e Re” e mbështetur nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB).

Në aktivitetin mbyllës të “Akademisë Unë dhe Bota e Re” të realizuar në kuadër të projektit “Shkolla Rinore Ballkanike” të YTB-së, të organizuar nga Shoqata IDEA, për nxënësit dhe studentët që vijojnë arsimin në Prizren, morën pjesë përgjegjësi i YTB-së për Kosovën, Erkan Girişit, asistenti konsullor i Kryekonsullatës së Turqisë në Prizren, Cenk Şen, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, si dhe pjesëmarrësit.

Girişit tha për AA se në kuadër të projektit në të cilën kanë marrë pjesë 45 persona, janë dhënë ligjërata në lidhje me zhvillimet në botë si dhe zhvillimin personal.

“Synojmë të vazhdojmë mbështetjen tonë për projektet për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile në Kosovën, të cilën e konsiderojmë si vend vëllazëror, bashkë me Bursat e Turqisë”, u shpreh ai.

Ndërkaq, kreu i shoqatës IDEA, Bayram Pomak, tha se planifikojnë edhe një shëtitje në Turqi, si pjesë e fazës së fundit të projektit.

“Në kuadër të projektit, 45 nxënës dhe studentë kanë dëgjuar ligjërata në fushat si politika, psikologjia dhe sociologjia. Nxënësit dhe studentët me anë të këtyre ligjëratave, u përpoqën të kuptojnë rendin e ri botëror”, tha Pomak.

Pas fjalimeve, u shpërndanë certifikatat për 45 pjesëmarrësit e programit, i cili filloi më 16 mars dhe përbëhej nga shtatë cikle.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit