Kotzias: Marrëveshja do të konfirmohet nga qytetarët e Maqedonisë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi sot se është i bindur se marrëveshja preliminare për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të ratifikohet përkundër kundërshtimit që po hasë në të dyja shtetet.

Në një deklaratë të tij, Kotzias thotë se qytetarët e Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit do të përkrahin ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, edhe deputetët grekë do të ratifikojnë marrëveshjen në fjalë, pavarësisht kundërshtimeve të pjesës më të madhe të opozitës.

Kotzias thotë se afati për rrumbullakimin e procesit do të shtyhet për një muaj, me gjasë për në fund të janarit.

Komentet e ministrit grek u bënë në Athinë, pas takimit me homologun e tij gjerman Heiko Maas.

Rikujtojmë se ratifikimi i marrëveshjes në fjalë, do të zgjidhë kontestin disadekadash mes dy vendeve, me çka Maqedonisë i hap rrugë për integrimet euroatlantike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit