Kovaçevski: Në Ballkan s’duhet të ketë kufij

Mos i humb

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në kalimin kufitar të Qafë Thanës ku nga sot hyn në fuqi kontrolli i përbashkët kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e organizuar ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, doganierë të pikës së kalimit kufitar, qytetarë, etj.

Në fjalën e tij, kryeministri Kovaçevski tha se “rezultati i këtij bashkëpunimi është fakti se jemi këtu bashke ne kalimin kufitar Qafë Thanë ku shënojmë fillimin e “Një ndalesë – Një kontroll”,  punën e dy ministrive të Brendshme dhe doganave. Sot mundësojmë qarkullim më të shpejtë të qytetarëve dhe kompanive që transportojnë produkte në kalimin kufitar më të madh mes dy shteteve”.

“Mundësimi i qarkullimit të njerëzve dhe kapitalit i rrit lidhjet mes njerëzve, komunikimin mes njerëzve, rrit shoqërimin mes dy shteteve diçka që gjysmë shekulli mungonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së asaj kohe. Por kjo tashmë është diçka e kaluar. Sot ne jemi shembull si duhet të sillen dy vende fqinje. Me këtë marrëveshje lehtësohet puna e11 kompanive me orientim të eksportit dhe tregtisë me vende të tjera , kështu mundësojmë qasje më të lehtë me portet e Shqipërisë, por edhe me vendet e turistike të Shqipërisë dhe Republikës Maqedonisë së Veriut”, nënvizoi Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski u shpreh se “sot shënojmë fillimin e “Një ndalesë – Një kontroll” mes dy kalimeve kufitare, por po bëhet edhe korridori i 8 në anën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili për 5 vite do të bëhet realitet”.

“Për 5 vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan. E dyta së bashku me Shqipërinë, Bullgarinë, Italinë arritëm që Korridorin 8 ta vendosim në hartën e korridoreve trans-evropiane që do të thotë se ky korridor mund të ketë financim nga BE dhe për projektin e hekurudhës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të ketë port në Strugë që do të ketë efekte pozitive ndaj Maqedonisë së Veriut. Anijet do të arrijnë në Strugë ku deri tani nuk e mendonte njeri”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski vuri në dukje se “jam një prej atyre që përsërit se në Ballkan nuk na duhen në kufi. Kufij nuk ka në Europë, nuk ka pse të ketë edhe në Ballkan. Prandaj edhe raportet politike janë në nivelin me të lartë. Marrëdhëniet dypalëshe janë më të mira se kurrë”.

Më tej ai tha se “prej nesër ka rritje të kapaciteteve të punonjësve në Qafë-Thanë, por edhe në infrastrukturë, ku pritja  në kufi do të jetë më e pakët”.

Kovaçevski u shpreh se “kur filluam me nismën Ballkani i Hapur 40% është rritur këmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe 15% mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit