KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Ngresi, kandidat për Gjykatën e Lartë

Mos i humb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës Sokol Ngresi, njëkohësisht kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Sipas truës gjykuese në KPK, gjyqtari ka arritur që të kalojë sitën e vettingut në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005.

Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit