KQZ-ja e përjeton rënd ndalimin e mëditjeve, s’pajtohet me vendimin e ministrit Bislimi

Mos i humb

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar deklaratën e ministrit të Financave, Besnik Bislimi i cili tha se sa të jetë ai ministër i Financave, nuk do të lejojë që të ndahen mëditje për 60% në emër të pavarësisë së institucionit.

“Nuk kisha dashtë të merrem fare me atë se a është plotësuar kërkesa e KQZ-së apo jo, e për të cilën as sot ne nuk kemi as vendim as mjete të alokuara. Deklaratat e ministrit Bislimi kanë qenë ofenduese jo vetëm për mua por edhe për të gjithë anëtarët e KQZ-së”, u shpreh Daka.

“E ndjejë të nevojshme pas një mjegullie e cila është krijuar të jap disa shpjegime. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kërkojnë angazhim të jashtëzakonshme pavarësisht a organizohen për një komunë apo për të gjitha komunat, angazhimi i punëtorëve i stafit është i jashtëzakonshëm dhe kërkon angazhim jashtë orarit të punës dhe sipas ligjit kërkohet që të paguhen punëtorët jashtë orarit të rregullt të punë. Nuk është në rregull që të ofendohemi për diçka që kemi punuar edhe gjatë ditëve të vikendit e as ditën e pavarësisë kur të gjithë kanë pushuar”, u shpreh ajo, raporton KTV.

Një deklaratë e tillë ofendues, thotë Daka, e sidomos të krahasohemi me zhvatës nuk është në rregull.

“Një gjë e tillë nuk i ka hije një zyrtari shtetëror. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe pas orarit edhe pavarësisht se a kemi buxhet a jo dhe buxhet i cili ende nuk është alokuar e për të cilin kemi dhënë llogari siç kemi bërë gjithmonë. Jam jashtëzakonisht e shqetësuar sepse nuk na ka ndodh të trajtohemi si institucion në një mënyrë të tillë. Ministri është dashur të kërkoj një sqarim. Edhe njëherë e konsideroj të pavend deklaratën aq më tepër nga një zyrtar i lartë shtetëror”, tha Daka.

Yll Buleshkaj, ushtrues detyre i kryeshefit, ka thënë se Bislimi duhet të kërkojë më shumë sqarime lidhur me buxhetin dhe çështjen e mëditjeve.

“Dje janë përvjellë disa të vërteta e të pavërteta duke u nis prej kohës kur e kemi dorëzuar kërkesën buxhetore. Nuk qëndron ajo që është dorëzuar me 14. Është e drejtë e ministrit të kërkoj sqarime. Projeksionet tona nuk do të thotë që shfrytëzohen qind për qind por që mbulojnë ato të mundshme. Nëse i llogaritim ne ditët e shtunave dhe dielave dhe festave zyrtare atëherë numri i orëve e tejkalon shumën që është përcaktuar. Ne si KQZ jemi të obliguar nga kushtetuta e ligji që të mbajmë zgjedhjet e të cilat mbahen çuditërisht për vikend, e për këtë kohë duhet të paguhen ata që janë. Edhe gjatë festave zyrtare ka rastisë që ditën e pavarësisë kemi punuar. Në njërën anë i kem obligimet për me i kry punët tona në anën tjetër i kem ligjet për të drejtat e punëtorëve. Ne mendojmë se është bërë e padrejtë me cilësime por ne do të jemi të hapur me publikun për çdo cent të shpenzuar”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk pajtohet me fjalorin e përdorur sot në mbledhjen e KQZ-së.

“Unë si anëtarë i KQZ-së nuk i kam bërë asnjë herë mbi tri orë punë. Nuk ka pas nevojë unë jam për atë që me pranua një fakt qe ka ndryshu diçka dhe ka me pas ndryshime në këtë drejtim. Nëse një ministër është i paaftë i papërvojë le të shkoj ku e ka vendin…nëse ka nevojë ta thërrasim edhe këtu dhe ta shohim cilat janë tejkalimet e ministrit e tonat.. nëse jemi zhvatës sa jemi. Unë mendoj që nuk mund të pajtohem me këtë fjalor që e dëgjova këtu në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Arianit Elshani nga PDK ka thënë se nga ky vendim do të pësojë administrata.

“Zotëri Kurteshi tha që nuk i ka tri orë punë këtu kjo e tregon përkushtimin e tij… Nuk ka nevojë me i vuajt pasojat administrata… ky proces mendoj që është manipulu Kjo është një lojë që ka fillu prej këtu. Ai plan i buxhetit ka mund me u shqyrtuar këtu. Unë jam j gatshëm për një sakrificë.. mendoj që nuk na takon ma shumë se paga që e kem por administratës i takon për shkak të punës që e bëjnë”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit