Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një datë të saktë se kur fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre përmes postës.
Valmir Elezi nga KQZ-ja thotë se për ditën dhe kohën kur do të vendoset ky numërim do të bëhet e ditur.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të transparencës do të njoftojë me kohë mediet dhe vëzhguesit për ditën dhe orën kur të fillojë numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës – në mënyrë që të mund ta përcjellin nga afër këtë proces”, u shpreh ai për express. Zgjedhjet e raundit të dytë u zhvilluan më 19 nëntor në 19 komuna, derisa në disa prej tyre janë shfaqur parregullsi në numërim./Kosova Post/