KQZ miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majit

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj.

Projektvendimi “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” u miratua me tre vota pro dhe 1 kundër nga Komisioni Rregullator.

Në mbledhje për votim u paraqitën rezultati i votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe numri i votave të fituara nga secili subjekt zgjedhor.

Konkretisht:

  1. Partia Socialiste – 579 625 vota (43.11%),
  2. koalicioni “Bashkë Fitojmë” – 247 883 vota (18.44%)
  3. Partia Demokratike – 103 723 vota (7.71%)
  4. Partia Socialdemokrate – 86 283 vota (6,42%)
  5. Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë – 44 047 vota (3,28%)
  6. Partia Republikane Shqiptare – 32 071 vota (2,39%)
  7. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 28 978 vota (2,16%)
  8. Partia Lëvizja e Legalitetit – 23.683 vota (1,76%)
  9. Aleanca Progresiste LZHK – 22.906 vota (1,70%)
  10. Partia Demokracia Sociale – 21.798 vota (1,62%)
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit