KQZ: Rinumërimi i 500 vendvotimeve planifikohet të përfundojë të premten

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që rinumërimi i 500 vendvotimeve të përfundoj deri të premten.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur për lajmi.net se ka shtuar kapacitetet, ku nga 28 tavolina numërimi, tani janë 40 sosh, kjo me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Nga 28 tavolina numërimi tani janë 40.

Kjo është bërë me qëllim që KQZ-ja të shpall sa më shpejt rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Rinumërimin e rreth 500 vendvotimeve panifikojmë ta përfundojmë deri të premten”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, KQZ-ja ka refuzuar mbi 11 mijë fletëvotime nga diaspora.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit