Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një komunikate për media ka sqaruar për të gjithë qytetarët e Kosovës, procesin e numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të Komunës së Istogut.
“Në rivotimin për kryetar të Komunës së Istogut kanë qenë 481 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta (VPNV) dhe 24 vota të cilat kanë ardhur përmes postës.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas përfundimit të procedurave të konfirmimit, jo të gjitha këto vota kanë përmbushur kriteret ligjore për tu numëruar. Pas përfundimit të kësaj procedure, në QNR, është vërtetuar se nga numri i përgjithshëm (481) i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta që i plotësojnë kriteret ligjore janë 309 të tilla, ndërsa 172 vota janë refuzuar.
Kurse, nga numri i përgjithshëm (24) i votave përmes postës, pas procedurave është konfirmuar se të gjitha i plotësojnë kriteret ligjore”, thuhet në njoftim./Kosova Post/


