KQZ urdhëron heqjen posterave të partive politike: Nuk zbatuan Kodin Zgjedhor

Mos i humb

KQZ ka urdhëruar sot heqjen e posterave pa shënimin politikë në të gjithë vendin pasi nuk kanë plotësuar kërkesat e Kodit Zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së një nga pikat për diskutim ishte edhe projektvendim “Për heqjen e materialeve propagandistike që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të ….” (vijon emri i subjektit zgjedhor).

Relatorja e këtij projektvendimi u shpreh se posterat në fjalë “nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore…” të subjektit që e afishon”. Ju dhamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim”.

KQZ i ka kërkuar Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, t’i heqë menjëherë ato, në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ne do urdhërojmë të hiqen materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të subjektit zgjedhor…” Deri në orën 24:00 të ditës së premte të kësaj jave do duhet të marrim informacion nga drejtuesit e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit mbi zbatimin e vendimit”, thekson KQZ.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit