Krali: Vetëm në drejtimin e PS-së, Kavaja ka progres

Mos i humb

Kryetari i bashkisë së Kavajës, njëkohësisht kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, Redjan Krali theksoi sot se “xhevahiri ynë është turizmi. Falë infrastrukturës kemi resortet më të mira që operojnë në Kavajë dhe është shtylla bazë e ekonomisë sonë lokale”.

Në takimin e zhvilluar me banorë të Kavajës ku është i pranishëm Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, Krali tha se “në mandatin e parë kaluam sfida të paimagjinueshme nga asnjë nga ne dhe siç premtuan kurrë asnjë nuk do të mbetet vetëm, siç ishte sfida e parë tërmeti. Ndërtuam lagjen e re dhe asnjë nuk u la mes katër rrugëve, por sot kanë shtëpinë më të re, më të bukur e më të fortë”.

Krali u shpreh se “fasadat e pallateve po ndryshojnë, do t’i çojmë deri në fund edhe pallatet e tjera, ashtu siç bëmë me unazën, rikthyem kinoteatrin, ashtu siç po bëjmë me Muzeun Etnografik. Patjetër që vëmendja ka qenë paralele edhe në njësitë e tjera”.

“Në muajt e parë u përballëm me përmbytjet dhe falë aksionit që morëm të gjithë kanaleve qoftë kulluese e vaditës fermerët sot në sezonin e shirave nuk kanë asnjë përmbytje. Rrugët rurale janë shtruar”, tha Krali.

Kryebashkiaku Krali u shpreh se “do të vazhdojmë me përkushtim mandatin e dytë për të bërë tregun e fermerëve ku të kenë mundësi të shesin prodhimet e tyre në kushte moderne”.

Ai premtoi se “do ndërtojmë stadiumin ashtu si do vazhdojmë me parkun dhe shtimin e këndeve të lojërave në çdo bllok lagjesh”.

“Historia ka treguar që vetëm në drejtimin e PS-së Kavaja ka progres, e dini vetë si ka qenë Kavaja në këto 32 vite tranzicion, 22 vite është drejtuat nga të tjerët dhe ky është viti i 10 që drejtohet nga ne dhe do vazhdojmë përpara”, tha Krali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit