Krasniqi ia kujton Haradinajt: Duhet të jesh mirënjohës që Nisma ta dha shansin për të qeverisur

Mos i humb

Ish kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi i është përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinajt, duke i thënë se Nisma Socialdemokrate ia dha shansin për qeverisje dhe ai duhet të jetë mirënjohës.

Krasniqi, i cili ka pasur kritika për Qeverinë, pjesë e të cilës është Nisma e tij, përgjigjet në Express për ‘selamet’ që i dërgoi kryeministri Ramush Haradinaj rreth qëndrimeve të tij. Po ashtu, Krasniqi tregon se a është i kënaqur me përgjigjet që i mori nga Presidenti Thaçi, pasi ky u takuar me liderin e Rusisë, Vladimir Putinin.
Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk i kishte pritur mirë fjalët e Jakup Krasniqit, për qeverisjen e tij. Haradinaj thë të hënën në Pressing se nuk është e ndershme që Nisma të jetë pjesë e Qeverisë ku udhëheq tri ministri në krye me Fatmir Limajn, ndërsa Krasniqi t’ia bëjë opozitën Qeverisë.

“Nuk e mendoj si të ndershme njëri andej, e tjetri këndej. Kush luan me dy karta nuk i shkon larg. Unë nuk e kuptoj se si kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës [Jakup Krasniqi] ka një qëndrim, e kryetari i partisë [Fatmir Limaj] ka tjetër qëndrim”, është shprehur Haradinaj për pozicionimet e Limajt dhe Krasniqi.

Kryeministri ndër të tjera, i ka bërë thirrje udhëheqësve të Nismës që të qartësojnë pozicionin e tyre nëse janë me të, apo duan të dalin nga Qeveria.

Kransiqi për Gazetën Express i është përgjigjur Kryeministrit Haradinaj, i cili . Ai thotë se vërejtjet e tij nuk është dashur të merren si kritika, por si këshilla.

“Kryeministri i Kosovës, vërejtjet e mija nuk është dashur që t’i merrte si kritikë, por si këshilla për një qeverisje më të mirë. Unë e mirëkuptoi pozicionin e tij në konstelacionin e forcave në koalicionin qeverisës”, thotë Krasniqi.

Ai ia kujton Haradinajt se Nisma i ka dhënë mundësinë që të marrë qeverisjen qendrore, prandaj, sipas Krasniqit, kryeministri duhet të jetë mirënjohës.

“Unë besoj që ai e dinë se NISMA ia ka dhënë shansin për të qeverisur dhe do të duhet që t’i jetë mirënjohës. Në këshilla edhe miqësore ka edhe kritikë përbrenda”, është shprehur kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës.

Haradinaj në Pressing tha se edhe Krasniqi është fajtor për gjendjen që është sot vendi, pasi ka qenë për një kohë të gjatë në pushtet, si një nga figurat kryesore të PDK’së. Krasniqi thotë se tash është më i butë me kritika se sa që ka qenë vitet e fundit kur ishte në pushtet.

“Sa i përket anës sime, këto qëndrime që i kam sot, janë më të buta sesa ishin nga viti 2002 – 2014 kur kisha përgjegjësi institucionale”.

“Kërkesa për një qeverisje më të mirë duhet të jetë kërkese e të gjithëve dhe gjithherë. Kryeministri nuk duhet të frikësohet nga këshillat e mija, por nga këshillat e këshilltarëve të tij”, është shprehur Krasniqi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit