Krem Pasticerie me Shije Portokalli – Delikatesa që Duhet të Provoni

Mos i humb

MSH informacion për situatën: 656 raste të reja në 24 orët e fundit, 10 të vdekur nga COVID-19

Ka një rënie të rasteve ditore me COVID-19 që përkon me uljen e testimeve. Ndërkohë që raportohen 10 humbje jete në 24...

U qëllua me armë zjarri, kush është 43-vjeçari që mbeti i vrarë në Shkodër

Zbulohet identiteti i 43-vjeçari që u vra me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ai është Ridvan Ramazani.

Vjosa Osmani do ta shfuqizojë dekretin për emërimin konsull të djalit të Haxhi Shalës

U.D së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e fundit që u bë lidhur me emërimin e Flakron...

U zhvillua takimi i 9-të i Rrjetit Shqiptar mbi Edukimin Financiar

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE), një organizëm i krijuar në vitin 2018, i cili mbështetet nga 9 institucione financiare dhe organizata...

Kremi i pastiçerisë mund të themi se është mbretëresha mes shumë shijeve të ëmbëlsirave.

Kudo ku ta vendosni receta juaj do të fitojë një prekje të lehtë e delikate ëmbëlsie.

Ndonëse mund ta keni përgatitur shumë herë më parë ose mund të keni dëgjuar për të, sot do ju sugjerojmë diçka ndryshe.

Kremi i pastiçerisë me shije portokalli është një nga elementët që do t’i bëjë recetat tuaja të gëlojnë nga shija e mirë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.

Përbërësit

500 gr qumësht

200 gr sheqer

50 gr lëng portokalli

Lëkura e një portokalli

6 të verdha vezësh

40 gr niseshte

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të grini hollë me rende lëkurën e 1 portokalli.

Më pas shtrydhni edhe lëngun e tij derisa të merrno sasinë e duhur që tregon receta.

Lërini të dy këta përbërës në enë të vecanta dhe vendosni në zjarr një tigan me qumësht.

Hidhni aty lëkurën e portokallit dhe përzieni mirë teksa qumështi zien.

Ndërkohë në një tjetër tenxhere, hidhni të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin dhe vazhdoni me përzierjen.

Kur sheqeri të jetë shkrirë, shtoni edhe niseshtenë dhe përzieni sërish me anë të një luge druri ose spatule.

Në fund shtoni po këtu lëngun e portokallit duke përzier për të eleminuar kokrrizat që mund të formohen.

Ndërkohë qumështi duhet të ketë zier ndaj merreni dhe hidheni tek tenxherja ku ndodhen përbërësit e tjerë pak nga pak.

Vendoseni në zjarr këtë tenxhere për 5 – 7 minuta duke përzier derisa të formohet kremi i trashë.

Sigurohuni që në fund të mos ketë kokrriza dhe hidheni në një enë për të lënë të ftohet.

Lëreni fillimisht në temperaturë ambienti e më pas futeni ne frigorifer.

Më pas përdoreni për të mbushur kekun, tortat apo biskotat e ndryshme që mund të përgatisni, pasi kombinimet me këtë krem nuk kanë fund.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bukëvale në Shtëpi – Ideale Për Një Darkë të Ngrohtë, të Shijshme

E ëmbël apo e kripur, bukëvalja mbetet përherë një nga gatimet më të hershme e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

A Duhet Ngrënë Banane Me Stomak Bosh – Përgjigjet

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se...

Facebook do të vë në qarkullim kriptovalutën e saj

Facebook dhe partnerët e saj po përgatiten të lëshojnë kriptovalutën qysh në janar të vitit të ardhshëm, raportoi Financial Times të premten,...

Situata në Afrikë/ Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

Kërkesat e avokatëve/ Haxhia: Do të reagojmë nëse nuk merren parasysh

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e...