Kremlini akuzon SHBA-në për presion ndaj Europës

Mos i humb

 

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar SHBA-në se “i bën presion Evropës” për të shitur gazin e saj të lëngshëm natyror (LNG).

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov i është përgjigjur deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se Gjermania në fushën e energjisë “është rob i Rusisë”.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se Rusia tashmë një kohë të gjatë kontribuon në sigurinë e energjisë së Evropës, Peskov tha se “Nuk ka burim më të besueshëm energjie se sa tubacionet e gazit natyror”.

Peskov ka komentuar kritikat se “me Rjedhën e Veriut 2 Gjermania do të jetë edhe më e varur në të ardhmen ndaj Rusisë”.

“Ne nuk mund të pajtohemi me këtë, sepse tubacionet dhe transmetimi i gazit natyror nuk e bëjnë një vend të varur nga një tjetër por bën që të dy vendet të bëhen bashkarisht të varur nga njëri-tjetri. Kjo garanton stabilitet dhe zhvillime që kanë interesa të përbashkëta në fusha të ndryshme”, thotë Peskov.

Sipas tij, që të dy linjat e tubacionit të Rrjedhës së Veriut 2 janë plotësisht tregtare. “Sulmet ndaj këtyre projekteve ne i vlerësojmë si manifestim i konkurrencës së padrejtë. SHBA-ja për të shitur LNG-në e saj i bën presion Evropës”, tha Peskov duke kritikuar fjalët e Trumpit në lidhje me projektin Rrjedha Veriut 2.

Peskov rikujtoi se Trump dhe presidenti Vladimir Putin do të takohen në Helsinki më 16 korrik. “Takimi tashmë do të zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet tona janë komplekse. Unë nuk mendoj se deklarata të tilla do ta bëjnë takimin edhe më të komplikuar”, tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump dje në një deklaratë në Bruksel në Samitin e NATO-s tha se “Gjermania i bën pagesa në nivel të lartë Rusisë për energjinë. Për këtë arsye ajo është një rob i Rusisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit