Kremlini e quan “provokativ” testimin raketor të Koresë së Veriut

Mos i humb

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti “provokativ” testimin e fundit raketor të Koresë së Veriut.

Pskov për gazetarët ka bërë një vlerësim në lidhje me testimin raketor balisitik ndërkontitnental që qeveria e Phenianit ka kryer ditën e sotme.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve për maturi në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për shkak të testimit raketor të Koresë së Veriut”, tha Peskov duke vënë theksin se hapat e ndërmarrë nga qeveria e Phenianit vonojnë zgjidhjen e krizës.

Duke folur për mediat lidhur me testimin raketor balistik të Phenianit, Peskov tha: “Dënojmë testimin raketor të qeverisë së Koresë së Veriut”.

Koreja e Veriut njoftoit se në ora 02:48 sipas kohës lokale kreu testim raketor balisitik të gjeneratës së re ndërkontinentale.

Raketa, e cila ka ndjekur trajektoren e përcaktuar për 53 minuta pas lëshimit ka rënë në Detin Japonez./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit