Kremlini: Rusia nuk planifikon sulm ndaj Ukrainës

Mos i humb

Rusia nuk po planifikon sulm ndaj Ukrainës, porositi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu drejtuar gazetarëve në Moskë, Peskov komentoi akuzat për përgatitjet ruse për një “sulm” ndaj Ukrainës dhe tha se pretendime të tilla ekzistojnë në mediat amerikane dhe ukrainase.

“Ne themi se Ukraina po përgatitet për një sulm. Ky është një ndryshim i vogël që duhet kuptuar dhe interpretuar siç duhet”, tha Peskov.

Ai theksoi se Rusia nuk po përgatit plan për të sulmuar askënd.

“Ne kemi thënë shumë herë se Rusia nuk do të sulmojë askënd dhe se nuk ka plane agresive. Është jashtëzakonisht e gabuar të pretendosh të kundërtën dhe të lidhësh manovrat e ushtarëve rusë në vendin tonë me plane të tilla”, tha Peskov.

Ai shtoi se janë të shqetësuar për hapat e Ukrainës drejt Donbasit dhe tha se “dështimi për të bërë përparim në zbatimin e marrëveshjes së Minskut nxit një situatë të tensionuar në Evropë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit