Krerët e BE-së takim për të diskutuar për bllokun pas Brexit

Mos i humb

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian (BE) gjatë ditës së nesërme do të takohen në Bruksel për të diskutuar çështjen institucionale përfshirë buxhetin afatgjat të Unionit në një bllok pas Brexit-it.

Përbërja e re e Parlamentit Europian (PE) pas zgjedhjeve në vitin 2019, se si BE-ja cakton pozicionet më të larta dhe prioritetet politike të buxhetit shumëvjeçar të BE-së pas 2020-ës, do të jenë temat kryesore të samitit joformal.

Sipas një zyrtari të lartë të BE-së, i cili foli në kushte anonimiteti, kërkimi i njëanshëm i administratës së Qiros Greke për gazin natyror në Mesdhe dhe reagimi i Turqisë poashtu do të diskutohet me kërkesë të udhëheqësit të Qipros Greke, Nicos Anastasiades.

Sipas axhendës së liderësve, negociatat mbi buxhetin do të zhvillohen në kontekstin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, e cila “mesatarisht do të lëshojë një diferencë prej rreth 10 miliardë euro në vit në të ardhurat e buxhetit të BE-së”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit