“Kreu i DEASH-it në Irak nën mbrojtjen e SHBA-ve”

Mos i humb

Udhëheqës i grupit terrorist DEASH, Abu Bakr al-Baghdadi, është ende gjallë në provincën perëndimore të Anbarit në Irak, ku gëzon “mbrojtjen e SHBA-ve”, theksoi një ligjvënës irakian.

Në një deklaratë të sotme, Hassan Salem, një deputet i lidhur me grupin Asaib Ahl al-Haq (një pjesë e forcave luftarake shiite Hashd al-Shaabit në Irak), tha se al-Bagdadi, pavarësisht disa raporteve të mëparshme rreth vdekjes së tij, ishte “duke udhëtuar lirisht nëpër rajon nën mbrojtjen e SHBA-ve”.

“Al-Baghdadi është në shkretëtirën e Anbarit, të cilën e përdor si strehë të sigurt”, tha Salem. “Ai po pajiset me mbështetjen amerikane në bazën ushtarake të Anbarit në Ayn al-Assad dhe po udhëton lirshëm midis Irakut dhe Sirisë”.

Sipas Salem, SHBA-të po ndihmojnë udhëheqësin e DEASH-it sepse dihet se parlamenti i Irakut së shpejti do të kërkojë tërheqjen e plotë të trupave të SHBA-ve nga vendi.

Grupet pro-iraniane në parlamentin e Irakut pritet të miratojnë një rezolutë në mars duke bërë thirrje për largimin e të gjitha trupave amerikane nga Iraku.

Rreth 5,000 ushtarë amerikanë kanë mbetur në vend që nga viti 2014, kur Washingtoni krijoi një koalicion ushtarak ndërkombëtar me synimin e luftës kundër DEASH-it në Irak dhe Siri.

Përveç trajnimit të forcave të Irakut, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të vazhdon t’i japë ushtrisë irakiane mbështetje ajrore në luftën e vazhdueshme të kësaj të fundit kundër pranisë së vazhdueshme të DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit