Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në SHBA me një pritje të përzemërt nga komuniteti shqiptar.

Në pamjet e publikuara nga lideri demokrat në rrjetet sociale, ai shfaqet në momentet e para pas mbërritjes, teksa pritet nga shqiptarë që i afrohen për ta përshëndetur dhe për të shkëmbyer momente me të.

Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkruan Berisha, duke shoqëruar pamjet e mbërritjes me këtë mesazh.

Vizita e kryetarit të PD-së pritet të përfshijë një agjendë të ngjeshur takimesh gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, në një periudhë me rëndësi për zhvillimet politike në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit