Krim horror në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten

Mos i humb

Një krim horror ka ndodhur në një familje emigrantësh shqiptarë pasditen e së dielës, në qytezën Pove del Grappa, në provincën e Vincezas, në Itali.

51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. Pas vrasjes, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar te forcat e rendit.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje.

Prej vitti 2017 familja shqiptare ishite transferuar në komunën Pove Del Grappa e autori i vrasjes punonte si murator.

Fqinjët rrëfejnë për mediat lokale se ishte një familje e qetë dhe e rezervuar.

Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit