Krim në familje, burri plagos me thikë bashkëshorten

Mos i humb

Një krim në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Fushë Krujë, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit pas një sherri për motive banale mes tyre.

E plagosur ka mbetur shtetasja A.Gj., 43 vjeçe, e cila transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të krimit, shtetasin G.Gj., 43 vjeç. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit