Krimi për tokën në Lushnje, pamjet nga vendi ku u vra i riu

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30 min ne fshatin Garunjas të Lushnjes.

Konflikti për pronën ka bërë që dy vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla 31 dhe 33 vjec të qëllojnë me armë gjahu tip cifte mbi kushërinjtë e tyre Shuaip Hasalla 65 vjec dhe tre djemve të tij Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla, përkatësisht 30 31 dhe 33 vjec

Romeo ka gjetur vdekjen e menjehershme nga plaget ndërsa babai i tij dhe dy djemte e tjerë janë plagosur dhe po mjekohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dy familjet, të afërm me njëri tjetrin janë konfliktuar prej kohësh për pronësinë e një toke.

Disa ditë më parë janë konfliktuar verbalisht ndërsa mëngjesin e sotëm situata ka precipituar në përdorimin e armës

Shuaipi dhe tre djemtë e tij kanë shkuar mëngjesin e sotëm te punojnë tokën dhe Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë qëlluar mbi kushërinjtë e tyre me çifte duke lënë një të vdekur dhe tre të plagosur

Viktima Romeo Hasalla, baba i dy fëmijëve të mitur kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit