Kriza me Korenë, Tillerson e Trump, qëndrim ndryshe

Mos i humb

Shtetet e bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Korenë e veriut në çdo kohë, pa parakushte. Deklarata e sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson sinjalizoi një tërheqje të Washington-it nga kërkesat se Koreja e Veriut duhet të çarmatoset para bisedimeve të mundshme.

Por disa orë me vonë Shtëpia e Bardhë sqaroi se pikëpamja e Donald Trump mbi Korenë e Veriut nuk kishte ndryshuar. Gjatë një fjalimi në forumin për politikat e Këshillit Atlantik ditën e martë, Tillerson tha se SHBA nuk mund të pranojnë një Kore bërthamore, por ai e zbuti tonin kur iu referua bisedimeve te mundshme në të ardhmen.

“Le te takohemi e të flasim per motin nëse dëshironi, në një tryezë katrore apo të rrumbullakët. Më pas mund të hartojmë një strategji për çështjet mbi të cilat mund të punojmë”, tha Rex Tillerson.

Por ai këmbënguli se fillimisht ishte e nevojshme një periudhe qetësi, pa ndonjë test bërthamor apo balistik. Tillerson shtoi se sanksionet ekonomike dhe diplomatike do të vazhdojnë, dhe se Trump po vazhdon t’i kërkojë Kinës të ndërpresë furnizimet me naftë për shtetin e izoluar.

Disa ore pas komenteve të tij zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders njoftoi përmes një deklarate se Trump nuk kishte ndryshuar qëndrim lidhur me çështjen.

“Peniani po sillet në një mënyrë të rrezikshme jo vetëm karshi Japonisë, Kinës dhe Koresë së Jugut, por edhe të gjithë botës”, thuhej në deklaratë. Të mërkurën media shtetërore e vendit komunist tha se lideri Kim Jong Un ishte zotuar se vendi i tij do të bëhej fuqia më e madhe bërthamore e ushtarake në botë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit