Kriza në Gjermani, shanse për koalicion të gjerë

Mos i humb

Një tjetër koalicion i gjerë po merr formë në panoramën politike gjermane, pasi social demokratët e Martin Schulz ranë dakord të bisedonin me kancelaren Angela Merkel për t’i dhënë fund ngërcit të krijuar në vend.

Socialdemokratët kishin thënë se do të dilnin në opozitë pasi mbështetja për ta ra në nivelin më të ulët të pasluftës në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit. Kthesa e pritshme nga partia e qendrës së majtë, mund të ndihmojë në evitimin e përsëritjes së zgjedhjeve në fuqinë ekonomike dhe politike të Europës.

Schulz i tha pjesëtarëve të partisë së tij, që refuzojnë një koalicion tjetër të gjerë, se asgjë nuk është vendosur ende. Por ai sugjeroi se qeverisja mund të ofronte shanse më të mira për të arritur qëllimin parësor të tij, të përmirësimit të jetës së njerëzve. “Unë jam i përgatitur të diskutoj gjithcka me ju”, tha Schulz, duke insistuar se cdo vendim për të marrë pjesë në një qeveri të re do të paraqitej për votim para anëtarëve të partisë.

Kancelarja konservatore Angela Merkel po përballet me krizën më të madhe politike të karrierës së saj pasi përpjekjet për të krijuar një qeveri koalicioni me liberalët e lirë demokratë dhe të gjelbrit, dështuan. Nëse do të mbaheshin zgjedhje të reja, shumë komentatorë mendojnë se nacionalistët e krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, do të fitonin akoma më shumë.

Kriza lindi pasi konservatorët e Merkelit humbën vota në zgjedhjet e shtatorit pasi Alternativa për Gjermaninë anti emigrantë, hyri në Parlament. Presidenti gjerman, Frank Valter Shteinmeier do të takohet me Schulz, Merkel dhe Horst Seehofer, liderin e kristian demokratëve bavarezë, të enjten e ardhshme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit