Paniku përfshirë një pjesë të kryeqytetit të Filipineve, Manila, të hënën të mëngjes, pasi shumë njerëz, përfshirë edhe shitësit, u morën peng nga një ish-roje sigurie, lajmërojnë mediat lokale.
Kryebashkiaku i Manilës, Francis Zamora tha se roja mban dhjetëra pengje në qendrën tregtare në rajonin San Juan.
Sulmuesi, që mbante edhe granatë, hapi zjarr duke plagosr një person që thuhet se është në gjendje stabile në spital. Blerësit e dyqaneve dhe vizitorët u evakuuan menjëherë nga vendi.
Menaxhmenti i Greenhills Center, qendra ku po zhvillohet çështja e pengjeve, tha se disa nga pengjet janë punonjës. Qendra tregtare aktualisht është nën bllokadë.
“Një roje sigurie u plagos, por tashmë është sjellë në spital. Prioriteti ynë tani për tani është të sigurojmë sigurinë e punonjësve dhe publikut”, thuhet në njoftimin e qendrës tregtare.
Besohet se krizën e pengjeve e shkaktoi roja i cili më herët ishte pushuar nga puna.


