Kroaci, 2.890 raste të reja dhe 34 të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 34 viktima dhe 2.890 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 15.567. Midis tyre, 1.307 pacientë janë në spital, nga të cilët 135 në respiratorë.

Betejën me virusin e kanë humbur 34 persona, duke rritur numrin e vdekjeve në 717 deri më tani nga koronavirusi.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 62.305 raste me koronavirus, nga të cilët 717 kanë vdekur, 46.021 janë shëruar, nga të cilët 2.645 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 33.467 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 541.605 qytetarë nga të cilët 9.317 në 24 orët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit