Kroaci, në një shtëpi për të moshuar 10 të infektuar nga COVID-19

Mos i humb

Është duke vazhduar evakuimi i një pjese të banorëve të shtëpisë për persona të moshuar në Split të Kroacisë pasi që 10 persona janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ndërkohë rezultatet e disa testeve ende janë në pritje. Personat në fjalë janë të moshës mbi 85 vjeç.

Evakuimi i banorëve të katit të dytë nga shtëpia e të moshurave në Split filloi mbrëmë pasi u zbuluan 10 raste me koronavirus, kurse në katin ku virusi është përhapur, ishin vendosur 50 persona. Të gjithë do të transportohen në spitalet në Split për trajtim, pasi ata janë kryesisht njerëz të palëvizshëm.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit 15 banorët e shtëpisë për të moshuar kishin ethe ndërsa epidemiologët të hënën bënë teste, pas së cilës u konfirmua COVID-19 tek 10 prej tyre.

Ky është një grup rreziku sepse të sëmurët janë në moshë të shtyrë dhe disa prej tyre kanë sëmundje serioze kronike.

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme lidhur me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh dhe ministrja e Politikave Sociale, Vesna Bedekoviç do të vizitojnë sot Splitin.

Në Kroaci janë konfirmuar 1.282 raste me koronavirus ndërsa janë raportuar 18 të vdekur nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit