Ministri i jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, lidhur me 30 qershorin që mazhoranca e njeh si datë për zgjedhjet lokale, ndërsa opozita dhe Presidenca jo.
Sa i përket zgjedhjeve të diskutueshme të 30 qershorit, ministri italian ka përsëritur se “pavarësisht divergjencës së vlerësimeve në mesin e forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre përkatëse në një mënyrë të drejtë demokratike.”
Ai kërkoi “siguri dhe korrektësi për procesin elektoral në Shqipëri”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar që udhëhiqet nga OSBE-ODIHR, ku bëjnë pjesë edhe vëzhgues nga Italia./Top Channel/