Kryej punën tënde në qetësi

Mos i humb

Kryej punën tënde në qetësi

Dale Carnegie thotë: “Afrikanët dhe amerikanët të cilët jetojnë në jug dhe kinezët janë popujt e vetëm që rrallëherë i godet sëmundja e zemrës që shkaktohet nga shqetësimet, ngase ata i kryejnë punët me qetësi të made dhe pa fije nervozizmi e zemërimi.”

Gjthashtu thekson: “ Numri i të vdekurve në Amerikë rritet më shumë te ata që bëjnë vetëvrasje se te ata që vdesin me sëmundje të tjera.”

Ki mendim të mirë ndaj Zotit tënd

William James thotë: “Me të vërtetë Zoti është falës dhe i fal mëkatet dhe gabimet tona,por nuk e bën këtë edhe sistemi ynë nervor.”

Ibni el-Ueziri në librin e tij el-Avsim ue’l-Kavasim shënoi këtë thënie:”Me të vërtetë shpresa në mëshirën e Allahut ia çel robit dyert e largpamësisë dhe e forcon në adhurimin ndaj Tij; e bën njeriun më aktiv në adhurimin e natës dhe e entuziazmon në punë të mira.”

Kjo është më se e vërtetë,pasi shumica e shpirtërave nuk qetësohen veçse me përmendjen e Allahut,përmendjen e fjalës së gjerë të Tij,pranimin e pendimit të robit tek Ai dhe përmendjen e butësisë së Tij.Pra,kur ia përkujton këto cilësi të Allahut xh.sh.,robit që është i shqetësuar shpirtërisht,ai përpiqet të bëhet më i afërt te Krijuesi i vet dhe t’i vazhdojë punët e mira.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit