Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë

Mos i humb

Avokado Për Imunitetin – Si ta Ruani Në Mënyrën e Duhur

Një nga frutat më fantastike për imunitetin është avokado. Po, avokado është frut dhe përshkruhet si kokërr frutore vajore. Kjo pemë...

“Merhaba”, Rama i jep këshillë kryebashkiakes së Kurbinit dhe ironizon Bashën për shifrat: Po do na dalësh në televizor si Luli

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja...

Bilanci 1 vit pas tërmetit, Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Nuk u mbajt asnjë premtim, koha e Ramës ka përfunduar

Pas bilancit që solli sot ministri Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë, vjen...

Fluksi i infektimeve/ Hapet COVID 4, shtrohen pacientët e parë! Manastirliu: Po përgatitemi për skenarët e tjerë

Rastet ditore të infektimeve me Covid, vijojnë të jenë të larta në vendin tonë. Për shkak të kësaj situate, mbrëmjen e sotme...

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se do ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Roman Prymula, nëse ai nuk jep dorëheqje për mbajtjen e një takimi në një restorant të mbyllur, nën masat e qeverisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Skandali vjen në kohën kur Qeveria çeke po lufton për të ngadalësuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus – aktualisht më të shpejtën në Evropë.

“Kur stafi ynë mjekësor po lufton në vijën e parë për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë, një gjë e tillë është absolutisht e pafalshme”, u tha Babis gazetarëve.

Skandali shpërtheu të premten kur gazeta Blesk publikoi fotografi të ministrit Prymula duke dalë nga një restorant dhe duke hyrë në makinë pa maskë.

Me masat kundër koronavirusit në Çeki kërkohet veshja e maskës, si në ambiente të mbyllura publike, ashtu edhe në të jashtme, ndërsa restorantet janë të mbyllura.

Prymula, në një intervistë për revistën javore Respekt, të postuar online, tha se ka ndjekur një takim pune që është zhvilluar në një dhomë të një restoranti të mbyllur.

Ai tha se ka veshur maskën brenda makinës.

Përpara komenteve të Babisit, Prymula tha se do të japë dorëheqje nëse kjo është dëshira e publikut.

Prymula, 56 vjeç, është epidemiolog dhe kolonel rezervë i ushtrisë.

Ai e ka marrë detyrën e ministrit rreth një muaj më parë.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, raportoi të enjten shifrën më të lartë ditore të të infektuarve me koronavirus: 14,151.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zgjedhjet e 25 prillit/ Publikohet ekstrakti i tretë i listave, ja si mund ta verifikojë emrin gjithsecili

Ministria e Brendshme publikon sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25...

Fluksi i infektimeve/ Hapet COVID 4, shtrohen pacientët e parë! Manastirliu: Po përgatitemi për skenarët e tjerë

Rastet ditore të infektimeve me Covid, vijojnë të jenë të larta në vendin tonë. Për shkak të kësaj situate, mbrëmjen e sotme...

Bota shënon Ditën e AIDS-it, në kohën e pandemisë së koronavirusit

Dita Ndërkombëtare e AIDS-it është duke u shënuar më 1 dhjetor, në kohën kur një pandemi krejt tjetër ka përfshirë botën.

A mund t’i identifikojë qeni të infektuarit me koronavirus?

Që qentë kanë një nuhatje mbresëlënëse, kjo nuk është diçka e re. Por që ata mund të nuhatin dhe identifikojnë të infektuarit...

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare, digjet brenda banesës djali i madh 16-vjeçar, tezja shpëton dy fëmijët e tjerë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje shqiptare në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se banesa e familjes shqiptare është përfshirë...