Kryeministri Haradinaj flet për kohën kur merret vendimi për vizat

Mos i humb

Qytetarët e Kosovës ende nuk e kanë të sigurt se në fund të këtij viti do të lëvizin pa viza drejt shteteve të Bashkimit Europian.

I sigurt për liberalizim të vizave tani nuk është as kryeministri Ramush Haradinaj. Megjithatë, Haradinaj shpreson se kjo do të ndodh në fund të këtij viti.

Në intervistën në emisionin “Debat” në RTK, Haradinaj u pyet nëse liberalizimi do të ndodh brenda këtij viti.

Ai ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret për heqje të vizave, ashtu siç thotë edhe raporti i Komisionit Europian. Tutje, Haradinaj ka thënë se po punojnë që heqja e vizave të ndodh brenda këtij viti dhe se beson shumë që liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.

“I kemi plotësu të gjitha kërkesat, raporti i Komisionit Europian ka thënë se i kemi plotësuar ato. Besoj shumë se në fund të vitit do të kemi një vendim pozitiv’’, ka thënë Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit