Kryeministri Haradinaj i merr “në pyetje” zv/ministrat

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune me zv/ministrat e Qeverisë. Në takim kryeministri Haradinaj ka kërkuar që secili nga zv/ministrat të marrin detyrime dhe përgjegjësi të caktuara brenda dikastereve ku janë të emëruar.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar njëkohësisht nga zv/ministrat që më 10 prill 2018, secili nga ta, të paraqesë një raport me shkrim për 100-ditëshin e dytë të qeverisjes, rreth punëve konkrete që janë bërë nëpër ministri me angazhimin e drejtpërdrejt të tyre.

“Qeveria e Kosovës është e përgjegjshme dhe transparente dhe ajo përmes raportit të pranuar të secilit zëvendësministër do ta njoftojë publikun detajisht për performancen e tyre”, thuhet në kumtesën e Qeverisë./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit