Kryeministri Haradinaj: Në shëndetësi ende ka punë për t’u bërë

Mos i humb

Është përgjegjësi e secilit prej nesh që t’i krijojmë zgjidhjet në vendin tonë, në mënyrë që të trajtohemi si duhet në vendin tonë. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, që u organizua nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”.

Haradinaj, është shprehur më pas se tema për shëndetësinë  kanë rëndësi të madhe dhe duhet trajtuar në përmbajtje, në mënyrë që problemet tjera të dalin në dritë.

“Edhe pse kemi ndarë 20 milionë buxhet shtesë për shëndetësinë, prapë kjo nuk është zgjidhja magjike”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke vënë në pah situatat nëpër të cilat kalon sektori i shëndetësisë, kryeministri Haradinaj përmendi kështu vështirësitë me të cilat përballen mjekët dhe personeli teknik, për të cilët tha ai se janë heronjtë e këtij vendi.

Ai, kujtoi kushtet jo të dinjitetshme në sektorin e shëndetësisë, duke theksuar se  infrastruktura në shëndetësi është e vjetër dhe mungojnë gjërat elementare, mungojnë barërat, lista e gjatë e pritjeve të pacientëve e shumë të tjera.

Ndërsa  ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se në ministrinë që ai drejton është rritur niveli i llogaridhënies, është përmirësuar menaxhimi i Shërbimit Spitalor Universitar Klinik të Kosovës dhe është duke u punuar në rregullimin  e sektorit farmaceutik.

“Kemi konkretizuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore duke bërë transparentë hapat që duhet ndërmarrë përmes një komunikimi transparent me publikun”, tha ministri Ismaili, për të shtuar më pas se vendimi për themelimin e bordit për sigurime shëndetësore, që hapë rrugën për parakushtet që duhet plotësuar për sigurimet shëndetësore.

Dr. Ardita Tahirukaj, shefe e Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, tha se shëndeti është pasuria jonë më e madhe dhe nuk duhet të shihet si një luks i cili mund të gëzohet vetëm nga më të privilegjuarit., /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit