Kryeministri Haradinaj nuk donte që Gjuriç të arrestohej

Mos i humb

Edhe pse Policia e Kosovës që kreu operacionin e arrestimit të Marko Gjuriçit është nën urdhrat e vartësit të tij në Ministrinë e Brendshme, operacioni duket se nuk ka shkuar saktësisht ashtu siç kishte dëshirë Ramush Haradinaj.

Kryeministri i vendit ka thënë se preferonte që Gjuriç të deportohej menjëherë në Serbi, e jo të të sillej fillimisht në Prishtinë, ashtu siç ndodhi në realitet.

Haradinaj ka thënë se i kishte lutur Marko Gjuriçin të priste edhe një ditë kur do të lëshohej leja për të hyrë në Kosovë.

“Edhe personalisht e kam lutur, përmes të gjitha kanaleve, të priste deri të nesërmen kur do të skadonte ndalimi i hyrjes. Po të kishte pritur edhe një ditë, gjithçka do të ishte në rregull. E dini, po të mos reagonim, do të reagonte opozita”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për TV Happy të Serbisë.

“Ishin një sërë rrethanash të vështira, dhe Serbia gaboi”, u shpreh ai.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se pas një telefonate të tij në Prishtinë, ishte liruar edhe Gjuriçi, Haradinaj tha se nuk e dinte se me kë ka folur, por jo me të.

Sidoqoftë, Haradinaj tha se askush nga udhëheqësit në Kosovë nuk ishte i interesuar që kjo punë të zgjatej, transmeton GazetaMetro.net.“Unë isha për atë që ai të mos sillej në Prishtinë, që sa më parë të kryhej ajo punë dhe ai njeri të kthehej në shtëpinë e tij”, deklaroi Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit