Kryeministri Haradinaj paralajmëron shkarkime të reja!

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj zëvendësministrit Bujar Nerjovaj, për të cilin tha ai se askush nuk do të amnistohet për keqpërdorimet e kryera.

Sipas tij, duhet të rishikohen rrethanat në të cilat ai dyshohet se ka bërë shkelje të detyrës zyrtare.

Ndryshe, Haradinaj nuk tregoi saktë se cili do të jetë veprimi i tij, por lë të kuptohet se në të ardhmen mund të marrë vendim, ndoshta edhe për shkarkimin e zëvendësministrin Nerjovaj.

“Aktakuza kishte të bënte me kohën që kishte të bënte gjatë kohës që ai ishte drejtor atje.Ligji po e bën mirë punën e vet. Nuk do të ndërmerren veprime të shkarkimit si ndaj zëvendësministrit Cena, mirëpo do të shihen rrethanat. Një zëvendësministër ose ministër, apo kushdo qoftë që akuzohet për pozitën që ia kam besuar në Qeveri, do të veproj menjëherë”, u shpreh Haradinaj pas homazheve që bëri sot pranë shtatorës në nderim të heroit “Zahir Pajaziti”.Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit