Kryeministri i Bullgarisë mbërrin në Maqedoni, fillon seanca qeveritare

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili u prit nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, ka mbërritur në qytetin e Strumicës, ku është duke u zhvilluar seanca mes dy qeverive pas së cilës pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume.

Seanca mbahet në Shtëpinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) në Strumicë, ndërsa para se kryeministrat e dy vendeve fqinje të drejtohen për në seancën qeveritare, ata vendosën lule para monumentit të ish-presidentit Boris Trajkovski.

Qeverinë e Maqedonisë e përfaqësojnë kryeministri Zaev, zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Koço Agjushev, si dhe ministrat Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Goran Sugarevski, Lupço Nikollovski, Damjan Mançevski, Suhejl Fazliu, Sadulla Duraku, Kire Naumov dhe Dragi Rashkovski.

Nga ana bullgare, e cila përfaqësohet nga kryeministri Borisov, në seancë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrat Tomisllav Donçev, Krasimir Karakaçanov dhe Ekaterina Zaharieva, ministrat Valentin Radev, Nikollaj Nankov, Neno Dimov, Rumen Porozhanov, Ivajlo Moskovski, Emil Karanikollov, Temenuzhna Petkova dhe Nikolna Angellkova.

Në këtë seancë të përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Bullgarisë pritet të nënshkruhen nëntë dokumente për bashkëpunim dypalësh në fushën e politikës së jashtme, investimeve, energjetikës, mbrojtjes, turizmit, telekomunikimeve, infrastrukturës dhe për reagime gjatë katastrofave natyrore.

Gjatë seancës duhet të nënshkruhet edhe memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit të Bullgarisë dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë për uljen e tarifave ndërkombëtare për roaming për shërbime të telekomunikimeve, që e aprovuan dje qeveritë e të dy vendeve.

Marrëveshjet janë pjesë e përmbushjes së Marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë të nënshkruar më 1 gusht të këtij viti në Shkup.

Kjo është seanca e parë ndërqeveritare që e mban Qeveria e kryeministrit Zaev me qeverinë e shtetit fqinj. Në dhjetor në Pogradec është dakorduar edhe seancë e përbashkët qeveritare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Zaev në Beograd është dakorduar edhe seancë e përbashkët mes Qeverive të Maqedonisë sdhe Serbisë, e cila duhet të mbahet nga fundi i shkurtit apo në fillim të marsit të vitit të ardhshëm./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit