Kryeministri i Izraelit falënderon SHBA-të

Mos i humb

Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, ka falënderuar SHBA-të për vënien e vetos për projektrezolutën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të shpallte “juridikisht të pavlefshëm” vendimin e “SHBA-ve për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit”.

Në një deklaratë me shkrim, Netanyahu e krahasoi përfaqësuesen e përhershme të SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, me komunitetin hebrenj Makabi, i cili pretendohet se në histori ka arritur fitore kundër romakëve.

“Faleminderit ambasadore Haley. Në Hanukë (Festa e Hebrenjve ku festohet fitorja e cila pretendohet se e kishin fituar Makabit) fole sikur makabët. Ti e ndeze qiririn e së vërtetës, e shkatërrove errësirën. Një person e mundi shumicën. E drejta e mundi gënjeshtrën. Faleminderit president Trump (presidenti i SHBA-ve Donald Trump), faleminderit Nikki Haley.”

SHBA-të vendosën veto ndaj projektrezolutës për Kudsin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me iniciativën e Turqisë dhe të paraqitur nga Egjipti, e cila kërkonte që vendimet mbi statusin e Kudsit të mos kenë efekt ligjor dhe të refuzohen./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit