Kryeministri i Kamboxhias në karantinë pas takimit me delegacionin hungarez

Mos i humb

Kryeministri i Kamboxhias, Hun Sen dhe 4 ministra të qeverisë janë në karantinë pasi u takuan me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto, në të njëjtën ditë kur ai doli pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19).

Hun Sen në rrjetin social Facebook tha se është testuar dhe është negativ ndaj COVID-19. Megjithatë, siç tha, do t’i përmbahet masave dhe do të mbetet në karantinë 14 ditë, gjatë të cilës nuk do të ketë kontakt me anëtarët e familjes ose të marrë pjesë në ngjarje publike.

Ai tha se gruaja e tij dhe 16 persona të stafit të tij, truprojat dhe shoferët, gjithashtu dolën negativ.

Ministria e Shëndetësisë e Kamboxhias tha se të 628 personat që ishin pjesë e vizitës kanë rezultuar negativ deri më tani dhe u bëri thirrje të gjithëve që kanë pasur kontakt me delegacionin hungarez të testohen dhe të bënin karantinë për dy javë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Szijjarto rezultoi negativ para se të largohej nga Hungaria të hënën dhe u testua negativ në Kamboxhia, tha ministria e Jashtme kamboxhiane.

Szijjarto dhe 12 anëtarët e delegacionit u testuan pas ardhjes të martën nga Kamboxhia dhe u konfirmua se është infektuar vetëm ministri i Punëve të Jashtme Szijjarto, i cili dy herë u testua. Delegacioni hungarez duhej të kishte vizitë dy ditëshe me qëllim të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, veçmas në sektorin e tregtisë. Duhej të takohej me ministrin tajlandez të Punëve të Jashtme Don Pramudwinai, por të gjitha takimet u anuluan.

Gjashtëdhjetë e tetë vjeçari Hun Saint ka qeverisur Kamboxhian tashmë 35 vjet. Kamboxhia ka regjistruar 300 raste të koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit