Kryeministri i Libisë i bën thirrje GJPN-së për hetimin e krimeve të milicive të Haftarit

Mos i humb

Sipas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Libisë, Mohammed Al-Qablawi, nga rrjeti social Twitter, Sarraj i ka bëri thirrje GJNP-së që të dërgojë një ekip për hetimin e krimeve të milicive të Haftarit.

Sarraj duke premtuar se do t’i jepet mbështetja e duhur ekipit që do të dërgohet, tha se mos ndëshkimi atyre që është bërë, inkurajon milicitë e Haftarit për të kryer krime të papara që nga gjenocidi në Ruandë dhe Bosnjë Hercegovinë si dhe krimet që kanë kryer nazistët.

Sipas njoftimit, sulmet e milicive të Haftarit ndaj civilëve, ndaj aeroporteve civile, strehimoreve të migrantëve dhe rrëmbimin e deputetes Seham Sergiwa nga shtëpia e saj në Benghazi, Sarraj i cilësoi si krim lufte dhe krim ndaj njerëzimit.

Milicitë e Haftarit që nga korriku i vitit të kaluar, deputeten Sergiwa e mbajnë në një lokacion të panjohur.

Prokurorja e GJNP-së, Fatou Bensouda, më 22 qershor në lidhje me varrezat masive në Libi kishte theksuar se gjetjet që kanë mund të përbëjnë prova se janë kryer krime lufte ose krime kundër njerëzimit.

Misioni Mbështetës i OKB-së për Libinë (UNSMIL) më 24 qershor kishte njoftuar se është formuar Komisioni Ndërkombëtar i Hetimit për Libinë në kuadër të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për të hetuar rastet në Libi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit