Kryeministri i Spanjës në Samit: Po punojmë për një Evropë të bashkuar

Mos i humb

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez foli në Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Tiranë, për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Për kryeministrin spanjoll, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një proces kyç për të ardhmen e rajonit.

“Shpreh mirënjohje për Procesin e Berlinit. Këshilli Evropian ka luajtur rol shumë të rëndësishëm që ju të bëheni pjesë e BE dhe ky është një rol i rëndësishëm.

Takimi ynë ndodh në një moment kyc, pasi sfidat e kontinentit kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës së saj. Të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë.

Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do punojmë për një Evropë të bashkuar. Ne kërkojmë nga Procesi i Berlinit angazhimin nga rajoni. Ne besojmë se mund të kemi gjëra të mira në të ardhmen.

E rëndësishme është që qytetarët të shohin arritje të prekshme”, tha kryeministri spanjoll.

Duke dënuar ashpër sulmin që vijon prej më shumë se një jave, kryeministri Sanchez tha se Bashkimi Evropian duhet të punojë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

Ne takohemi në një moment kyç për komunitetin ndërkombëtar. Evropa është shembull që tregon se pajtimi është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Kjo është esenca e Procesit të Berlinit. Lufta e dhunës dhe konfliktit është e kundërta e asaj që ne mbrojmë.

dënojmë Hamasin për luftën dhe Izraeli ka të drejtën legjitime të mbrohet.

Ne duhet të punojmë për të shmangur përshkallëzimin e dhunës dhe të rigjallërojmë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje mes Izraelit e Palestinës. E vetmja mënyrë si mund të zgjidhet konflikti është njohja e dy shteteve”, u shpreh Sanchez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit