Kryeministri i Sudanit zëvendëson guvernatorët ushtarakë nga civilët

Mos i humb

Kryeministri i Sudanit, Abdallah Hamdok të mërkurën njoftoi zëvendësimin e guvernatorëve ushtarakë të shteteve nga civilët.

Në një konferencë për media në kryeqytetin Khartoum, Hamdok tha se Abdul Fattah Alburhan, kreu i Këshillit Sovran ka miratuar emërimin e 18 qeveritarëve civilë të shteteve në vend, përfshirë dy gra.

“Ne e dimë se numri i dy grave nga 18 nuk është i mjaftueshëm sipas deklaratës së kushtetutës, por besojmë se ne po ecim mirë në demokratizimin e vendit gjatë kësaj periudhe kalimtare”, deklaroi ai.

Hamdok konfirmoi më tej se qeveria e tij është duke biseduar me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në lidhje me ndjekjen penale të presidentit të përmbysur Omer Al-Bashir dhe zyrtarëve tjerë të kërkuar në rastin e Darfurit.

Ai gjithashtu tha se qeveria e tij do të heqë subvencionin për karburantin dhe do të ndryshojë kursin e këmbimit.

Sudani qeveriset nga një qeveri kalimtare e cila do t’i hapë rrugën një seti demokratik për të qeverisur vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit