Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, do të takohet me Mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës Muhamed bin Selman të mërkurën, njoftoi zyra e kryeministrit turk.
Yildirim do të zhvillojë vizitë në Riad më 27 dhjetor për dy ditë për të diskutuar në lidhje me tregtinë, luftën kundër terrorizmit dhe çështjet botërore dhe rajonale./Rtv islam/