Kryeministri izraelit zotohet të ndalë urinë në Gaza

Mos i humb

Presioni i aleatëve funksionoi ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili tha se nuk do të lejojë një zi buke në Rripin e Gazës dhe do të rifillojë shpërndarja e ndihmave.

Në këtë video të shpërndarë në telegram ai e pohoi vetë se aleatët e Tel Avivit Netanyahu kanë shprehur shqetësim për situatën humanitare dhe e kanë bërë të qartë se në këto kushte do të ndalet mbështetja për vendin e tij.

“Për të arritur fitoren, për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet tona, nuk duhet të arrijmë në një situatë urie, as praktikisht dhe as diplomatikisht. Thjesht nuk do të kemi mbështetje dhe nuk do të jemi në gjendje të përfundojmë misionin tonë”, është shprehur Netanyahu.

Ndër të tjera u shpreh se do të marrë të gjithë kontrollin e Rripit të Gazës.

“Do të ngremë pikat e para të shpërndarjes së ndihmave brenda pak ditësh dhe do t’i shtojmë më vonë. Do të kemi një zonë që kontrollohet tërësisht nga ushtria dhe e gjithë popullsia civile e Gazës mund të shkojë atje dhe të marrë ndihmën e nevojshme dhe Hamasi nuk merr asgjë. Kjo është pjesë e mposhtjes së Hamasit, paralelisht me presionin e jashtëzakonshëm ushtarak. Ky është plani ynë i luftës dhe i fitores”, tha Netanyahu.

Ndërkohë, sulmet ajrore kanë vijuar gjatë natës duke i marrë jetën të paktën 20 palestinezëve. Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit kanë shkatërruar Gazën, duke zhvendosur pothuajse të gjithë banorët e saj dhe duke vrarë më shumë se 53,000 njerëz, shumë prej tyre civilë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit